Pritet vendimi i Hagës për çështjen e emrit "Maqedoni"
Në fjalimin e tij në Parlament, kryeministri grek Jorgos Papandreou e potencoi edhe çështjen e emrit si një nga prioritetet që i ka dhe me të cilin do të ballafaqohet edhe qeveria e re në Greqi.

“Së shpejti do ta kemi vendimin e Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për çështjen e emrit. Mendoj se qeveria e re që do të formohet mund dhe duhet të veprojë për tu ballafaquar me propozimet për zgjidhjen e këtij problemi shumë të madh”, ka thënë Papandreu.

“Në lojë janë disa skenarë. Por, në çdo rast kjo situatë na përgjigjet”, ka thënë për Kanal 5, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

“Një periudhë të gjatë kemi problem për shkak se Greqia duke e ndier barrën që e mban dhe përqendrimin tek BE-ja në lidhje me krizën financiare, është defokusuar nga çështja e emrit”,

Sipas tij, nga mesi i verës e tash nuk ka asnjë kontakt me zyrtarët e Greqisë.

“Kishte më shumë tentimie nga ana jonë dhe nga ndërmjetësi që të realizojmë ndonjë kontakt me ta dhe të shohim se çfarë mund të bëhet, por nga ana e tyre një gjë e tillë nuk u pranua”.

Paralajmërimet diplomatike dhe pritjet janë se vendimi i Gjykatës së Hagës, pa dallim nëse do të jetë pozitiv apo negativ për Maqedoninë, nuk do të ndikojë shumë në zgjidhjen e çështjes së emrit, por me siguri do ta vë në lëvizje procesin.

Vendimi pritet kah mesi i këtij muaji, por nuk përjashtohet mundësia për anulimin e tij.
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori