Pritet dëgjimi i "bombave" në seancën e re për rastin "Monstra"
Sot në Gjykatën Penale të Shkupit, do të mbahet seancë e re për rastinMonstra”, në të cilën ashtu si[ është paralajmëruar pritet që të dëgjohen “bombat” apo bisedat e përgjuara të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat ia ka dorëzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Bisedat e përgjuara paraprakisht të njëjtat të pastrohen nga fjalët e pahijshme, intime, private apo vulgare. Në provat materiale për vrasjen e pesëfishtë ka gjithsej 38.000 biseda të përgjuara dhe sms-porosi.

Lubomir Joveski, prokurori shtetëror publik autorizoi ish-prokurorët e PSP, Fatime Fetain dhe Gavril Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë rastinMonstra”, pasi paraprakisht ky rast, bashkë me lëndët tjera të PSP-së janë transferuar në PTHP. Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski u kthyen në Prokurorinë Themelore Publike dhe tani prej atje do ta përfaqësojnë rastinMonstra”, shkruan Portalb.

Avokati Naser Raufi në lidhje me këtë çështje tha se për ata nuk është me rëndësi se kush do të jetë prokuror, pasi që është i bindur se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastinMonstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, përcjell Gazeta Express.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastinMonstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.
Shtuar më 18/09/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori