Priten protesta në Shkup për "Monstrën” dhe “Sopotin”
Këshilli Organizativ për drejtësi për të burgosurit e rastit “Monstra ” fton të gjithë që të marrin pjesë në protestë ku kërkohet që të akuzuarit në këtë rast të shpallen fajtorë dhe kryerësit e vërtetë të këtij rasti të dalin para drejtësisë.

Ky Këshill në bashkëpunim me Shoqatat e Kulturës Shqiptare në Maqedoni i fton gjitha OJQ-të që synim dhe program të tyre kanë mbrojtjen dhe liritë e njeriut, të bashkëngjiten për organizimin e një marshi dinjitoz në qytetin e Shkupit, duke u solidarizuar me rastin dhe duke kërkuar: Shpalljen e pafajsisë së plotë të rastit të montuar të Sopotit; zbardhjen dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtet të këtij rasti; dhe që të ndalen rastet e montuara dhe që ligji dhe drejtësia të mbisundojnë në vend, raporton Alsat-M.

rastin “Monstra” gjashtë shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm duke u shpallur fajtor se më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit kanë kryer një akt terrorist.

Ne këtë ngjarje u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas.

Ndërkaq në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg.

Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.

6 prej personave të dënuar kanë vuajtur mbi 7 vite në burg, ndërsa 5 prej të akuzuarve u dënuan në mungesë. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 23:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori