Prishet koalicioni mes BDI-së dhe PDSH-së, zbuloni arsyet
Marrëveshja mes BDI-së dhe PDSH-së në nivel lokal si duket është prishur. Vonesat e shumta në zgjedhjen e kryetarit të këshillit dhe mohimet nga ana e Teuta Arifit se i njëjti sërish do jetë nga radhët e PDSH-së, si duket flasin për prishje të kësaj marrëveshjeje.

Sipas informatave deri tek të cilat ka arritur portali Tetova 1, kryetari i këshillitkomunësTetovës di duket sërish do i takoj Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa përfliten disa emra, që edhe më parë ishin të njohur për opinionin.

Me këtë, si duket mbështetja që i kanë dhënë Teuta Arifit këshilltarët e BESA-s dhe të Aleancës për Shqiptarët, e kanë bërë atë që të mendoj për kryetar të këshillit nga radhët e partisë së saj. Mbështetjen e parezervë në të mirë të qytetit, e kanë konfirmuar për portalin tonë edhe këshilltarët e Aleancës por edhe të Lëvizjes BESA, por, edhe përkundër kësaaj mbështetjeje për tejkalimin e kësaj krize në këshillin e komunës, të lartëpërmendurit thonë se asnjëherë nuk janë thirr në mbledhje koordinuese tek e para e komunësTetovës, Teuta Arifi.

Mbledhja e radhës e këshillit komunal, pritet të mbahet të enjten ose të premten, kur edhe pritet që të bëhet përzgjedhja e kryetarit të këshillit komunal. Në rast të dështimit të zgjedhjes së kreut të këshillit, Tetovarët do duhet të votojnë edhe një herë për këshilltarë të këshillit komunalkomunësTetovës. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori