Prindërit, padi ndaj drejtorit që detyronte nxënësit të dilnin në protestat antishqiptare
Ndaj drejtoritshkollës së mesme ”Mirçe Acev” në Prilep, Kire Nikollovski, i cili i ka detyruar nxënësit që të dalin në protesta politike, është ngritur padi penale nga prindi i një nxënësi të shkollës dhe nga dega e LSDM-së në Prilep.

Paditësit thonë se askush nuk ka të drejtë që të keqpërdorë fëmijët dhe nxënësit për qëllime politike.

Ministria e arsimit ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth këtij rasti.

Safet Neziti nga Ministria e arsimit ka deklaruar për Alsat-M se në javën e ardhshme do të bëhet raporti i detajuar për rastin në fjalë, që më pastaj të ndërmerren hapat konkret ndaj drejtoritshkollës së lartpërmendur. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori