Prijnë VMRO dhe BDI
Shumica e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur nga puna e Qeverisë në njëqind ditët e para, kryeministri Nikolla Gruevski është politikan me besnik më të madh, ndërsa VMRO-DPMNE do të fitonte në zgjedhjet eventuale parlamentare.

Mbështetja për hyrje në BE dhe NATO dhe edhe më tej është e lartë, edhe pse me trend të zvogëlimit, por qytetarët janë kundër anëtarësimit nëse kusht për këtë është ndërrimi i emrit, shkruan Zhurnal.

Këtë, madje e tregojnë rezultatet nga sondazhi i zbatuar telefonik me 1.119 të anketuar të Institutit për hulumtime politike nga Shkupi nga 28 tetori dhe 1 nëntori i këtij viti.

Përqindje e lartë prej 49, 6 për qind janë të kënaqur nga puna e Qeverisë në 110 ditët e para, 47,2 konsiderojnë se Qeveria do t'i plotësojë premtimet parazgjedhore, ndërsa 45,8 se kjo Qeveri është reformuese.

Nga zgjidhjet e reja kadrovike në Qeveri janë të kënaqur 42,1 për qind e qytetarëve. Në pyetjen nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të votonin, 23,9 për qind e të anketuarve janë prononcuar për VMRO-DPMNE-në, 13,6 LSDM-në, 7,5 për BDI-në, ndërsa 3,8 për PDSH-në.

Madje, politikani më i popullarizuar, në të cilin qytetarët kanë më shumë besim edhe më tej është lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Nikolla Gruevski, ndërsa pas tij janë liderët e LSDM-së, BDI-së dhe të PDSH-së.

Për Gruevskin janë prononcuar 23,9 për qind e të anketuarve, Branko Cërvenkovski i ka marrë votat e 8,1 për qind, Ali Ahmeti me 7,4 për qind, ndërsa pas tij është Menduh Thaçi me 3,4 për qind. Në pyetjen nëse Maqedonia meriton të marrë datë për negociata për hyrje në BE, 86,1 për qind janë prononcuar pozitivsht.

Nga të anketuarit 83,7 dhe 83,4 janë për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO. Megjithatë 62,9 për qind tregojnë rezultatet nga anketa, nuk do të pranonin ndërrim të emrit për përdorim ndërkombëtar, me qëllim që të bëhemi anëtare e BE-së dhe e NATO-s.

Përqindje e lartë prej 70,6 për qind konsiderojnë se është i justifikueshëm reagim i Qeverisë deri te BE-ja për shkak të mungesës së mbiemrit "maqedonas" nga raporti i Komisionit Evropian, ndërsa 70,2 për qind e qytetarëve e justifikojnë reagimin e organizatave dhe shoqatave të Maqedonisë, të cilat me këtë rast dërguan letra protestuese deri te Shtefan Fyle.

Në lidhje me atë se Qeveria bën gjithçka që është në fuqinë e saj që të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s janë prononcuar 54,8 për qind, ndërsa pohimet se Qeveria nuk dëshiron të hymë në BE dhe NATO dhe e çon Republikën e Maqedonisë në izolim ndërkombëtar e mbështesin 29,3 për qind e qytetarëve. Rezultatet nga sondazhi i aplikuar telefonik me 1.119 të anketuar të Institutit për hulumtime politike nga Shkupi tregojnë se edhe 45 për qind e të anketuarve janë me qëndrim se është i justifikuar vendimi për ndërprerje të regjistrimit, ndërsa 45,9 për qind konsiderojnë se në Maqedoni ekziston liri e mediave.
Shtuar më 04/11/2011, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori