Romeo “këmbëngul” se është single, Aleksia Peleshi nuk heq dorë: Ai bën humor (VIDEO)

Në dy daljet e tij të fundit televizivie, Romeo Veshaj i la publikut të kuptoj se është single, ndërkohë që të gjithë e dinin te lidhur me vajzen e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshin.

Romeo doli në “Portokalli” dhe duke imituar Donaldin dhe tha se Romeo duhet të futej në “Përputhen” pasi është pa punë dhe më pas hyri në “Big Brother” ku përtej shakave ngacmoi Beniadën dhe të dy vendosën që do të takohen edhe jashtë.

“Romeo është i asaj fushe, është artis, humorist, ai e di cfarë krijon argetim apo hilaritet te publiku dhe ia servir atë. Ajo ka qenë diçka për humor dhe unë këtë e kam pranuar si pjesë e profesionit të tij në momentin që jam lidhur me një artist”, shprehet Alekisa.

Romeo dhe Aleksia gjithashtu nuk ndiqen as në Instagram prandaj ndjekësit janë bërë lëmsh nga kjo situatë.Për më tepër Romeo nuk ka folur kurrë publikisht për Aleksian, ndërkohë që kjo e fundit e ka bërë në çdo dalje publike./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 14:21