Përgjimet nga DSK dëshmojnë se VMRO i druhet Ali Ahmetit
Nga konferenca për shtyp e Prokurorisë speciale që u mbajt sot në orën 11 në lokalet e prokurorisë speciale dolën në pah shumë të vërteta rreth përgjimeve në targetin e të cilave ishin edhe shumë politika, biznesmenë e gazetarë.

Në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti i cili sipas asaj që deklaroi prokurorja speciale Fatime Fetai, ishte përgjuar nga DSK për plot 867 ditë.

Nga këto dëshmi dhe të dhëna që ekzistojnë tek Prokuroria speciale mund të konstatohet se Ali Ahmeti është politikani më i përgjuar nga DSK pa vetëdijen e të cilit janë përgjuar dy numra telefoni që ka pasur një privat dhe një tjetër zyrtar.

Përgjimi i një prej liderëve të partisë më të madhe shqiptare në vend si dhe përfaqësuesi më i lartë shqiptar në pushtet tregon qartë për frikën që partneri i tij i koalicionit ka pasur ndaj Ahmetit dhe partisë së tij duke bërë kështu të përgjohen të gjitha bisedat zyrtare dhe private për 867 ditë me radhë. /Zhurnal/

Shtuar më 18/11/2016, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori