Përgjimet dhe çështjet etnike / Analistët paralajmërojnë fushatë të ashpër zgjedhore
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen në Maqedoni më 11 dhetor, do të jenë të ashpëra për shkak të publikimit të përgjimeve dhe për shkak të çështjeve etnike, paralajmërojnë analistët.

"Unë pres që të jetë fushatë e ashpër, jo verbalisht, por fushatë e ashpër pasi kushdo subjekt politik do të tentojë ta nxjerr maksimumin.

Të gjitha palët kanë diçka ose të tregojnë ose të humbasin për këtë vlerësoj se do të shkojnë në sulm frontal te qytetarët dhe ai që do të jetë më i suksesshëm do të përfitojë më shumë", ka thënë analisti Albert Musliu.

Analistët vlerësojnë se përgjimet e jashtligjshme dhe çështjet etnike do të zënë vend të konsiderueshëm në këtë fushatë.

"Edhe kjo fushatë do të jetë e ngjashme me ato të viteve të kaluara, ndoshta edhe më e ashpër si rezultat i telefonatave të zbardhura ku u panë shumë keqbërje të qeveritarëve dhe kjo me siguri se do të jetë një moment ku opozita do të mundohet ta shfrytëzojë duke e akuzuar qeverinë dhe nga ana tjetër, mbrojtja e qeverisë do të jetë e vështirë, dhe në mungesë të argumenteve për t'u mbrojt unë kam droje se VMRO do t'u kthehet tema të vjetra çështjeve etnike dhe në këtë mënyrë do të tenton ta përfitojë elektoratin dhe ky mund të jetë moment i ashpërsimit", tha analisti Ibrahim Mehmeti.

ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të mbajen më 11 dhjetor, ndërsa nga nesër, partitë politike në vend nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2016, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori