Përfundon seanca konstituive, Kuvendi i Maqedonisë ende pa kryetar
Ka përfunduar për sot seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë në të cilën u debatuan propozimet për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Konfirmimi i përbërjes së komisionit është parakusht për vazhdimin e seancës konstituiveKuvendit.

Për debatin e sotëm në Kuvend janë paraqitur 51 deputetë nga gjithsej 120, ndërsa në rend dite të seancës ka qenë edhe zgjedhja e kryetaritKuvendit, për votimin e të cilit nevojiten 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

LSDM së bashku me BDI-në e kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI-së për kryetar të Kuvendit. Për LSDM-në, e rëndësishme është që njeriu i parë i Kuvendit të ketë përvojë, ta njohë Kuvendin dhe demokracinë parlamentare.

Ndërkaq, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, theksoi se kryetari i ri duhet ta refuzojë Deklaratën e Përbashkët të Partive shqiptare, sepse siç tha ai “ajo është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit”.

Ai shtoi se nevojitet debat rreth përbërjes së komisionit, sepse ky komision do të propozojë kryetarin e ri të Kuvendit i cili është një nga funksionet më të rëndësishme të shtetit.

Nga ana tjetër, Lëvizja BESA nuk do ta përkrahë kandidaturën e Talat Xhaferit.

Deputeti i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se Talat Xhaferi nuk është njeri i denjë për postin e kryeparlamentarit. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori