Prezantohet projekti i autostradës Prishtinë-Shkup
Pëlqej
Ministri në largim i Transportit, Fatmir Limaj gjatë prezantimit të projektit Autostrada Prishtinë Shkup theksoi se ky projekt do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Limaj bëri të ditur se autostrada do t'i këtë dy seksione, atë verior dhe jugor.

Ai tha se përveç autostradës, e cila do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, ajo do ta lidhë edhe Maqedoninë me Bullgarinë edhe Turqinë. Autostrada do të ketë tri tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2,2 kilometra. Për mënyrën e financimit të kësaj autostrade, Limaj tha se do t'i jepet përparësi partneritetit publiko privat.

Ai po ashtu theksoi se autostrada do të ketë katër ura, dhe se shpejtësia maksimale e saj do të jetë 120 kilometra në orë. Projektin e kësaj autostrade e ka përgatitur kompania franceze "Egis BCEOM Internationale".
Shtuar më 25/11/2010, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori