Presionet e policisë në Strugë nuk kanë të ndalur (VIDEO dhe FOTO)
Dje reth orës 19 e 30 forcat policore në hyrje të qytetit të Strugës kan ndaluar Nexhbedinin – Xhipe ( Foto ) aktivist dhe vëzhgues i PDSH-së në Strugë. Për ata që nuk ju kujtohet ishte ky personi i arrestuar pa asnjë arsye në ditën e zgjedhjeve në raundin e dytë në Strugë dhe u mbajt në polici deri sa mbaruan zgjedhjet.

Dje sërish e ndalon policia rrugore dhe i bën kontroll të detajuar makinës së tij dhe atij personalisht. Pasi vërtetuan se personi në fjalë është i pastër dhe nuk ka asgjë, sipas burimeve që ka portali Shqipmedia nga dëshmitarë të cilët kanë qenë prezent në vendngjarje është shfaqur shefi i inspektoratit të policisë në Strugë e ka ndaluar sërishë dhe i ka hapur bagazhin, ka ngritur gomën rezervë dhe në brendi ka lëshuar 4 plumba të pashkrepur dhe menjëherë në vendngjarje janë shfaqur përforcime nga policia e Ohrit dhe njësitë speciale të cilët në mënyrë të ashpër dhe arrogante kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar personin në fjalë.

Më vonë në vendngjarje erdhën mbi 100 aktivist të PDSH-së në Strugë bashkë me z.Ziadin Sela. Burimet tona mësojnë se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar është kërkuar nga ana e shtabit zgjedhor të Ziadin Selës dhe tani priten zhvillimet tjera në lidhje me ngjarjen në fjalë. Më poshtë kemi edhe disa foto dhe video nga vendi i ngjarjes lidhur me rastin në fjalë. /albeu.com/
Presionet e policisë në Strugë nuk kanë të ndalur

Shtuar më 21/04/2013, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori