Presion i BDI-së: Do të bllokojmë të gjitha ligjet e qeverisë
Nëse nuk pranohen amendamentet e BDI-së për Ligjin për Forcat e Sigurisë, "Branitelllat", deputetët e kësaj partie do të bllokojnë edhe të gjitha ligjet e tjera që janë të propozuara nga Qeveria.

Kështu paralajmërojnë burime pranë partisë së Ahmetit, të cilat bëjnë të ditur se nuk do të ketë kompromis lidhur me këtë çështje për sa kohë që nuk pranohet inkorporimi në ligj i zgjidhjes së statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së.

"Ne do t’i bllokojmë të gjitha ligjet në Kuvend, por nëse VMRO-DPMNE gjen mbështetje për to nga opozita, atëherë do ta aktivizojmë mekanizmin e Badenterit me qëllim bllokimin e këtyre nismave ligjore", ka thënë një burim pranë BDI-së për Zhurnal.

Nga BDI-ja pohojnë se kjo përplasje mes dy partive kryesore në vend, do të çojë në shpërbërjen e koalicionit qeverisës e më pas në zgjedhje të parakohshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori