Interi i vendos çmimin Dumfries, nisin kalkulimet nga Chelsea

Tashmë Denzel Dumfries ka një çmim, për të gjitha skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e holandezit.

Prej disa ditësh, Chelsea është interesuar për anësorin e Interit.

“Zikaltërit” kërkojnë për lojtarin plot 50 milion euro dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kjo shifër.

Kujtojmë që klubi nga Milano kërkon të shesë një “peshë” të rëndë për të balancuar financat dhe fillimisht ishte Skriniar që mund të bëhej kurban, por kalimi i tij te PSG tani duket më i komplikuar se kurrë.

Më parë “Blutë e Londrës” ofruan 25-milion euro plus bonuse për Dumfries, por tashmë duhet të ribëjë llogaritë për një tjetër ofensivë./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 17:58