Presidenti polak Komorovski do takohet me Ivanov
Me ftesë të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, presidenti i Republikës së Polonisë, Bronisllav Komorovski do të jetë sot dhe nesër në vendin tonë.

Presidenti Komorovski pritet që të takohet me të parin e vendit Ivanov dhe me pas do të mbajë mbledhje plenare me delegacione zyrtare.

Në këto takime pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Polonisë, njofton Alsat-M.

Ivanov dhe Komorovski do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa do të marrin pjesë edhe në Biznes forumin Maqedoni-Poloni. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori