LSDM: Presidenti maqedonas i shpalli luftë shqiptarëve
Situata në Maqedoni pas deklaratës së presidentit maqedonas se nuk e mandaton për formimin e qeverisë së re atë që mbështet Platformën shqiptare, ka rritur tensionet në vend dhe rajon.

Ndërkohë, ekspertë të çështjeve kushtetuese në Maqedoni thonë se vendimi i presidentit ka qenë kryekëput antikushtetues, duke i kërkuar presidentit të rishikojë këtë vendim.

"Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, për ta formuar qeverinë e re konsiderohet të jetë antikushtetues dhe antidemokratik", kanë thënë përfaqësues të LSDM-së për "Zërin", duke shtuar se me këtë, Ivanov u ka shpallur luftë shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori