Presidenti Ivanov nuk ndërron mendje, vendimi për falje mbetet
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i pyetur nëse do të tërheq vendimin e faljes së politikanë është shprehur se e ka thënë atë që kishte për të thënë dhe nuk ndryshon qëndrim.

“Gjithçka që kisha e tash në deklaratën time, kështu që mbetem në atë qëndrim”, u përgjigj Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Më pas i pyetur nëse e di që vendimi i tij shkaktoi një mori reagimesh në opinion, opozita kërkoi dorëheqje, dhe nga komuniteti ndërkombëtar thonë se Marrëveshja e Përzhinos tashmë është e vdekur, ai thotë që nuk e komenton këtë rast.

“Nuk do të komentoja në këtë rast kur në vend kemi mysafirë të huaj”, u shpreh Ivanovi./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori