Presidenti i Maqedonisë: Pres që KE të jep dritë të gjelbër
Shpresoj që Këshilli Evropian do të japë dritë të gjelbër për të filluar negociatat e pranimit me BE, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për gazetën greke "Ethnos", duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte i denjë për njohjen e përpjekjeve të bëra nga vendi, informon korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Në tekstin me titull: "Stevo Pendarovski për Etnos: Është koha që Evropa të na shpërblejë”, e përditshmja greke përcjell deklaratën e Pendarovskit, si në lidhje me BE-në dhe perspektivën evropiane të vendit, ashtu edhe të marrëveshjes së Prespës.

"Sinqerisht shpresoj dhe pres që do të ketë vendim pozitiv nga Këshilli Evropian që të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet para pranimit në mënyrë që ajo të bëhet anëtare e BE-së në periudhën e ardhshme. Do të jetë një vendim që ne e konsiderojmë të denjë, por gjithashtu është një njohje e të gjitha përpjekjeve që vendi ka bërë vitet e fundit, si në zbatimin e reformave të brendshme, ashtu edhe në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, duke arritur në një vendim historik që hapi rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane për të dyja vendet", deklaroi Presidenti Pendarovski.

Shefi i shtetit thekson se të dyja vendet fqinje, si anëtare të BE-së, do të ndajnë vlerat dhe standardet evropiane të demokratizimit dhe transparencës, të cilat do të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa flet edhe për marrëveshjen e Prespës dhe rezultatet pozitive dhe kapitullin e ri në marrëdhëniet bilaterale.
Shtuar më 14/10/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori