Presidenti çek nesër për vizitë në Maqedoni
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman nesër do të vijë për vizitë dyditëshe në Maqedoni, ka njoftuar nga Kabineti i tij.

Zeman, do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, e bëhet me dije se mes tjerash do të bisedojnë edhe për krizën e migrimit.

Gjatë krizës më të madhe me refugjatët, Çekia në Maqedoni dërgoi ndihmë në të holla dhe disa dhjetëra policë të cilët u kyçën në procedurën për regjistrim të migrantëve në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Pas takimit, Zeman do të dekorohet nga presidenti Ivanov.

Presidenti çek Teman të enjten, para largimit, gjithashtu do të marrë pjesë në Forumin ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë dhe do ta vizitojë kompleksin e manastirave ‘Shën Naumi’ në Ohër./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori