Presidenti bullgar nuk do të jetë në samitin e Ohrit
Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ka konfirmuar mos ardhjen e presidentit bullgar Rosen Plevneliev në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore që do të mbahet më 1 qershor.

Ndërkohë në Ohër do të jetë kryeministri aktual i qeverisë së përkohshme Marin Rajkov. Nga kabineti i Ivanov theksojnë se nuk kanë ndonjë arsyetim se përse presidenti bullgar anulon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.

Deri më tani praninë kanë konfirmuar presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Bosnjë – Hercegovinës, si dhe ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori