Preken nga sëmundja, ngordhin 175 bagëti të imta në Sopot
Brenda një viti 175 dele dhe dhi kanë ngordhur në Sopot në Kumanovë si pasojë e prekjes nga sëmundja e “Listeriozës”. Shkaku i ngordhjes së bagëtive të imta ka ardhur pas realizimit të analizave nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), pas marrjes së rezultateve nga analizat.

Sëmundjen e shkakton bakteri "Lisemeria", i cila u zbulua nga analizat edhe në lëkurën e kafshëve të ngordhura dhe në mostrat nga ushqimi i kafshëve

“Me këtë u konfirmua dyshimi i shoqatës kompetente veterinare nga Kumanova dhe nga përfaqësuesit nga Agjencia për ushqim dhe veterinari se shkaqet për ngordhje është kjo sëmundje”, njofton AUV.

Dy ditë më parë, gjatë vizitës së fundit në fermë nga ana e përfaqësuesve të AUV­së, është konfirmuar se nuk ka kafshë të tjerë të prekura nga sëmundja. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori