Prej sot Maqedonia në rrjetin dixhital
Qytetarët e Maqedonisë që prej ditës së sotme do të ndjekin programe televizive vetëm përmes sinjalit dixhital,e cila ofron cilësi të lartë dhe shërbime të reja interaktive. Për shkak të heqjes të sinjalit analog dhe kyçjes së atij dixhital, qytetarët të cilët nuk kanë televizion kabllor, Maks ose Bum TV, ndërsa kanë televizion më të vjetër do të duhet të blejnë televizion të ri me paisje të instaluar për sinjal dixhital, ose set top boks që të munden të ndjekin programe televizive, njofton Alsat.

Dallimi kryesor në krahasim me transmetimin analog të deritanishëm, do të shkojë në histori pas shfrytëzimit të gjashtë dekadave, është nevoja e një kanali frekuentiv për transmetim të më tepër programeve televizive në të njejtën kohë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2013, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori