Prej 10 vitesh nuk ka ngrohje në qendrën kulturore të Kumanovës
Për më shumë se një dekadë, Qendra kulturore “Trajko Prokopiev” në Kumanovë nuk ka ngrohje. Në periudhën e dimrit nuk ka ngjarje, manifestime as në sallën kryesore, as në të voglën e as në sallën për ekspozita. Sistemi i ngrohjes ka qenë i vendosur në ish “Tekstilpromet” në “Suma”.

Sipas deklaratave të punonjësve më të vjetër në këtë institucion, dhënë për televizionin “24“, sistemi i ngrohjes qendrore ka qenë i vendosur në “Suma”, përballë Qendrës kulturore. Deri te dhoma e veçantë të bojlerit për ngrohje, që ndodhet në këtë qendër, kishte tubacion prej rreth dyqind metrash. Pas shpërbërjes së ish-firmës nga Kumanova, “Tekstilpromet” kishin filluar problemet me ngrohjen e Qendrës kulturore.

Ngrohja ka funksionuar për një kohë të caktuar, ndonëse ka pasur defekte të vogla, por dymbëdhjetë vjet më parë, sistemi kryesor i ngrohjes në “Suma” është vjedhur dhe prej atëherë rregullisht ka qenë në shënjestër të hajdutëve të cilët në disa raste kanë vjedhur pjesë për ngrohje.

Në këtë periudhë, janë ngrohur zyrat administrative ku janë të vendosur punonjësit e institucionit. Drejtori i Qendrës, Sasho Todorovski, thotë se ky është problem i trashëguar, por kjo nuk do të thotë se ata nuk po përpiqen të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për ta kapërcyer atë. I vetëdijshëm se humbet një periudhë produktive për mbajtje të ngjarjeve dhe manifestimeve dhe se përveç atyre si institucion humbësit më të mëdhenj në këtë situatë janë qytetarët, të cilëve iu shkurtohet oferta e përmbajtje cilësore kulturore.
Shtuar më 27/01/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori