Pranvera do të sjell ndryshime në qeverinë e Zaev
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se në pranverë do të ketë ndryshime, madje është e mundshme që edhe Qeveria të rikonstruohet.

Zaev, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshim të drejtorëve, pas edhe të ministrave dhe sekretarëve shtetëror.

“Ajo që nënkupton pasuksesshmëri në menaxhimin e një institucioni, nuk mundet të mbarojë si refleksim në vetë institucionin. Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Ka një pjesë që dinë dhe përpiqen. Ka një pjesë që, as dinë, as përpiqen. Kjo do të ndodhë pas dhjetë muajve nga fillimi i Qeverisë, në pranverë, kur një pjesë e tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërkaq qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndryshim të drejtorëve, por edhe ndryshim të ministrave, sekretarëve shtetërore, etj.”, deklaroi Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Opsionet për përfshirje në përbërjen qeveritare janë të hapura, Partia Demokratike Shqiptare, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në qeveri. Gjithashtu, të dy fraksionet në Lëvizjen BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për përfshirje në Qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori