Brahim Diaz nuk ka ndërmend të kthehet në Madrid: Te Milani ndjehem mirë brenda dhe jashtë fushës

Brahim Diaz është i lumtur te Milani. Ditë më parë u përfol për një rikthim të mesfushorit spanjoll drejt Real Madridit.

Por, një lëvizje e tij në ‘Santiago Bernabeu’ të paktën këtë merkato nuk do të ndodhë.

Gjatë një interviste Brahimi u shpreh i lumtur te ‘Rossonerët’ dhe tha se është i gatshëm të jap çdo gjë për ekipin e tij.

“Në Milan jam i lumtur brenda dhe jashtë fushës. Unë dua të jap gjithçka”.

Diaz është lojtar i Real Madridit, por i huazuar te Milani. Kampioni italian kanë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Mbetet të shihet nëse arrihet marrëveshja në mes drejtuesve të klubeve për talentin spanjoll.

 


Shtuar 23.07.2022 17:07