“Abeli e ka një motër”, Fiori Dardha publikon për herë të parë vajzën e bashkëshortit (FOTO LAJM)

Disa kohë më parë, moderatorja Fiori Dardha ka zbuluar në ekran se bashkëshorti i saj me të cili kanë 14 vite histori dashuri, ka edhe një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Abeli e ka një motër, por kam përshtypjen që e do një motër tjetër. Nuk e do vëlla, do që të ketë një motër”, u shpreh moderatorja në një intervistë të disa kohëve më parë kur u pyet pse nuk i ka bërë ende një motër Abelit.

Por ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram dhe ka marrë të njëjtën pyete, por përgjigjja ka ndryshuar.

“Abeli ka një motër si drita, motër tjetër nuk ka kërkuar. Motra e Abelit nuk e ka shumë qefë të bëhet publike ndaj ja kam mbuluar portretin”, shkruan Fiori./albeu.com/