PPD: Deputetët kanë harruar detyrën dhe merren me kick-boks
Pëlqej
Partia për Prosperitet Demokratik ka reaguar pas rrahjes së deputeteve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo parti thotë se deputetët shqiptarë kanë harruar detyrën dhe po tanimë po merren me praktikimin e kick-boksit.

“Partia për Prosperitet Demokratik me shqetësim të madh i ndjek ngjarjet që ndodhën në parlamentin e maqedonisë ku deputetët e zgjedhur nga populli i harrojnë detyrat dhe obligimet e tyre të marrura nga elektorati dhe merren me praktikimin e kik boksit", thuhet në komunikatë.

PPD fton deputetët shqiptarë që të bëjnë përpjekje që ofendimet reciproke dhe sharjet e përditëshme ti zavendësojnë me fjalorin e mbrojtjes të të drejtave ekonomike, sociale,kulturore dhe politike të shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori