PPD: Ali Ahmeti peng i Nikolla Gruevskit
Ekspozeja e fundit e Nikola Gruevskit për qeverisjen 4 vjeçare sipas PPD-së, ishte edhe një dëshmi e formës destruktive të qeverisjes së Gruevskit përmes sundimit dhe diktaturës partiake.

Për PPD-në, tentimi për ta legjitimuar absolutizmin partiak dhe VMRO-izimin e qeverisë është edhe një dëshmi e pamohueshme se faktori shqiptar që identifikohet përmes BDI-së, tani më edhe zyrtarisht, përjashtohet nga të gjitha format e vendim-marrjes politike.

I ashtuquajturi bojkot i fotografimit të bërbashkët nga ministrat e BDI-së, nuk i amneston mëkatet politike të Ali Ahmetit, i cili edhe më tej thiret në legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë qeveri",thuhet në komunikatën e PPD-së.
Sipas kësaj partie, ajo do t'i përdor të gjitha mjetet demokratike për ta denoncuar e aq më tepër edhe për ta penguar instalimin formal të etnokracisë maqedonase përmes absolutizmit partiaksundimit të VMRO-DPMNE-së dhe depolitizimit të subjektit shqiptar në këtë Qeveri.
Shtuar më 05/09/2010, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori