Vlora nën flakë! Ushtria zbret në terren me “Range”, Çako: Krijoni kordon me kazma (VIDEO)

Pas më shumë se 10 ditësh në flakë, ushtria ka zbritur në terren në Vlorë, e cila është më e prekura nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin.

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako nga Dukati udhëzoi forcat e ushtrisë të bëjnë një kordon duke punuar me kazma dhe lopata, për të parandaluar përhapjen e flakëve.

“Për të prevaluar çdo lloj faze, pjesa tjetër e ushtarëve duhet bërë kordon larg zjarrit. Do punuar pjesa tjetër. Me kazëm me lopatë me motorrsharë me gjithçka. Duhet krijuar kordoni.

Pjesa tjetër duhet të punojë me të njëjtin parim. Duhet të punojë me parimin e tokës së djegur. Nuk ka formë tjetër. Duhet gjetur një drejtim”, u shpreh ai. /abcnews.al


Shtuar 3.08.2021 12:01