Porosia e ambasadorit evropian Žbogar para zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Pëlqej
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë mundësi për ju qytetarët që të shprehni pikëpamjet e juaja për drejtimin në të cilin duhet të lëvizin komunat tuaja në të ardhmen, kështu u shpreh kreu i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, ambasadori Samuel Žbogar në video-mesazhin e publikuar në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.

“I ftojmë liderët e partive politike dhe anëtarët e tyre që të realizojnë zgjedhje pa frikësime dhe dhunë. Rikujtojmë rëndësinë e bërjes së dallimit ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe partiake, në veçanti gjatë kohës dhe pas zgjedhjeve. Ne kemi besim te institucionet shtetërore siç janë policia, institucionet e pavarura si KSHZ-ja, si dhe shoqëria qytetare ta marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për realizim të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme”, thotë Žbogar.

Ai po ashtu thekson rëndësinë e secilës votë në veçanti, duke thënë: “Çdo votë është e rëndësishme. Ftojmë të gjithë qytetarët ta plotësojnë të drejtën e tyre demokratike për votë dhe në atë mënyrë t’i japin formë ardhmërisë së komunave të tyre” /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori