Poroj, përkujtohet dëshmori Mujdin Aliu (VIDEO)
Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Poroj, me organizimin e shoqatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është përkujtuar 16-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu në luftën e Kosovës gjegjësisht në thyerjet e kufirit me Shqipërinë në Koshare.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe krerët e SHVL-së, familjarë të dëhsmorëve, funksionarë dhe bashkëluftarë të Mujdinit. Me këtë rast fjalim para të pranishmëve ka folur Hazbi Lika dhe Rektori i USHT-së Vullnet Ameti.

Ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, tha se Mujdini është është kthyer në një legjendë dhe ne të gjithë jemi krenarë për veprën e tij dhe heroizmin që tregoi në luftën e Kosovës. Rektori i USHT-së tha se falë sakrificës së këtyre dëshmorëve ot USHt-ja është një çerdhe diturie dhe studentët bashkë me stafin akademik çmojnë lartë vlerat e tyre.

Në ndërkohë, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka shfrytëzuar këtë manifestim për t`iu përgjigjur akuzave kohëve të fundit që vijnë nga ish-veteranët e UÇK-së të këtij fshati të cilët theksojnë se janë lënë pas dore gjatë punësimit dhe nuk është bërë agsjë për këtë fshat.

"Ne si komunë jemi duke punuar dhe angazhuar që të përkujdesemi për të gjithë e në veçanti për familjet e dëshmorëve. Kështu komuna gati që dy vite përkujdeset për 38 gra të dëshmorëve që ata të mos ndihen keq.Përgjigjeja më e mirë ndaj veprës së dëshmorëve është puna jonë që e bëjmë çdo ditë", tha Arifi, përcjell TV Koha.

Mujdin Aliu, i lindur në vitin 1974 në fshatin Poroj, do të kthehet në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm. Ndonëse ishte i ri vetëm 25 vjeçar kur u bë pjesë aktive e luftës çlirimtare të Kosovës.

Së shpejti pritet që në fshatin Poroj të ngrihet edhe një përmendore në kujtim dhe respekt të tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori