Bombola e gazit mori flakë, pësojnë djegie burrë e grua në Vlorë

Dy persona kanë pësuar djegie pasi në banesën e tyre kanë shpërthyer flakët.

Mësohet se ata janë dy bashkëshortë nga Vlora dhe kanë pësuar djegie pasi bombola e gazit në banesën e tyre ka marrë flakë. Njoftohet se si pasojë e flakëve, të lënduar kanë mbetur 62-vjeçari Luan Sinani., dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare Myrvete.

Për shkak të lëndimeve të marra, në spitalin e Vlorës po merre ndihmë mjekësore gruaja ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar drejt Tiranës.

Po ashtu, Policia njofton se një 26-vjeçar në Vlorë është rrëzuar në tokë, pasi i ka rënë të fikët, dhe ka marrë një dëmtim në kokë. Për fat të mirë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.

Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Në lagjen “Pavarësia” shtetasi O.L., 26 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se është rrëzuar në tokë për shkak se i ka rënë të fikët dhe si pasojë ka marrë një dëmtim në kokë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.


Shtuar 14.06.2020 12:10