Gjyakta pranoi ankimimin e Alibeajt, “Rithemelimi”: Nuk duhet të merret në shqyrtim

Pasi Gjykata e Tiranës mori në shqyrtim kërkesën e Enkelejd Alibeajt për  për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Komisionit të Rithemelimit të 11 Dhjetorit.

Pas këtij vendimi, ka dalë në një deklaratë për shtyp Ivi Kaso, përfaqësues i “Komisionit të Rithemelimit”.

“Njohja e Kuvendit është vendim i ligjshëm dhe kjo palë që pretendon të përfaqësojë PD e kundërshton. Me provat që janë në dosjen gjyqësore, nuk mund të mos njihet statute i 11 dhjetorit.

I ashtëquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e ceshtjes.

Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.

Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë.

Nuk është ky vendimi i parë i marrë nga Gjykata e Tiranës, këto palë nuk duhet as të merren në shqyrtim e jo më të pranohet kërkesa e tyre. Pala që përfaqësohet nga deputeti Alibeaj, nuk ka qenë palë në process dhe si e tillë nuk legjitimohet. Ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të ankimojë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 14:50