Popovski akuzon Athinën për emrin
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Nikola Popovski gjatë një takimi që ka patur me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Edgars Rinkievics nuk ka lënë pa prekur edhe çështjen kontestit të emrit që Shkupi zyrtar ka me Athinën.

Popovski ka akuzuar Athinën se nuk po merret seriozisht me çështjen e emrit.

Sipas tij, Shkupi po bën gjithçka që kontesti i emrit të zgjidhet sa më shpejt, e ndërsa pengesë është vetëm shteti fqinj verior.

Numri një i diplomacisë së Maqedonisë tha se po bëhet gjithçka është e mundur që shteti i Maqedonisë të marrë në dorë dokumentat për marrjen e procesit të negociatave me BE-në.

Duke iu referuar marrëdhënieve bilaterale mes Shkupit dhe Vilniusit, Popovski theksoi se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe dialogu politik po ashtu është i një rangu të lartë./albeu.com/


Shtuar më 25/08/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori