Poposki sot në Slloveni
Sot dhe nesër ministri Nikolla Poposki do të jetë në Slloveni ku do të marrë pjesë në Forumin strategjik tradicional, i cili mbahet për herë të tetë me rradhë nga Bledit me temë "Evropandryshon, në botën që ndryshon".

Nga ana e forumit do të paraqitet një platforme për dialogun strategjik të nivelit të lartë midis liderëve në sektorin privat dhe shtetëror për çështje relevante me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota në shekullin e 21, njofton Mia.

Ndërsa ministri Poposki do të referojë në panelin e titulluar "BE-ja dhe Ballkani Perëndimor - pas Kroacisë kush e ka radhën?". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori