Poposki per vizite ne Londer
Gjatë takimit në Londër, do të këmbehen mendime rreth zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe do të takohet me kolegun e tij, sekretarin shtetëror të Punëve të Jashtme, Uilliam Hejg.

Gjatë takimit në Londër, do të këmbehen mendime rreth zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtar.

Pritet që Poposki t'i prezantojë pozicionet e Maqedonisë pas aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe proceset integruese euroatlatike, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

Në kuadër të vizitës së punës, shefi i diplomacisë sot në Parlamentin britanik do të ketë takim me kryesuesen e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë, Karen Lumli, si dhe me përfaqësues të komisioneve në Dhomën e Ulët dhe të Lartë për punë të jashtme dhe për Bahskimin Evropian.

Sonte Poposki do të takohet me përfaqësues të shumtë të diasporës së Maqedonisë në Britani të Madhe.

Ministri i Punëve të Jashtme Poposki gjatë vizitës nesër do të mbajë ligjëratë në Këshillin evropian për punë të jashtme.
Shtuar më 26/03/2012, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori