Poposki: Për ne s'ka rëndësi kush fiton zgjedhjet në Greqi
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki thotë se për Maqedoninë nuk ka rëndësi se cila parti do të fitojë zgjedhjet në Greqi. Në një intervistë për "MIA", Poposki thotë se edhe pse SYRIZA në parim ka qenë partia e cila më pak e ka keqpërdorur kontestimin me emrin për qëllime politike në vend, për Maqedoninë është i parëndësishëm rezultati i zgjedhjeve në Greqi.

Sipas Poposkit është me rëndësi është respektimi i të drejtave ndërkombëtare dhe krijimi i klimës dhe gatishmërisë tek kryerësit e tjerë të mos lejojnë të vazhdojë mosinteresimi te Greqia për zgjidhjen e kontestit.

“Në parim, mendoj se është shumë vështirë të parashihet për atë se si do të jetë qëndrimi I Qeverisë së ardhshme greke lidhur me këtë kontest. SYRIZA në parim ka qenë partia e cila më pak e ka keqpërdorur këtë çështje për qëllime politike në vend. Por, në çdo rast, mendoj se nuk mund të konkludojmë se çka ka qenë para se të ekzistojë Qeveria e re në Greqi sido që të jetë ajo, nga të djathtët apo të majtët dhe përfundimisht ndryshimin në matricë nga ana e tyre se moszgjidhja është zgjidhja më e mirë për Greqinë”, thotë Poposki i pyetur nëse fitorja eventuale e SYRIZA­s do të ndikonte pozitivisht ndaj situatës tonë.

Zgjidhja më e mirë në këtë rast, shton ai, është respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe marrja e obligimeve me marrëveshjen e përkohshme që Maqedonia të mund të përparojë në rrugën evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori