Poposki në konferencën "10 vjet pas Selanikut"
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Dublin do të marrë pjesë në konferencën "10 vjet pas Selanikut: Vlerësim i perspektivës së BE-së dhe sfidave në Ballkanin Perëndimor", që po mbahet në kuadër të Presidencës irlandeze me BE-në.

Siç njofton edhe MPJ-ja, qëllimi i konferencës është që të shënohet 10-vjetori i miratimit të Axhendës së Selanikut për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, që të vlerësohet progresi i arritur, sfidat vijuese dhe perspektivat për rrumbullaksim të suksesshëm të këtij procesi.

Pritet që në forum të diskutohen ndryshimet në politikën e zgjerimit të BE-së, në përgjithësi edhe ndaj Ballkanit, sfidat post Lisbonës, kriza e euros, stabilizimi ekonomik, si dhe hapat e ardhshëm në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.

Ministri Poposki do të mbajë fjalim të tij në sesionin kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori