Poposki në Bruksel
Ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Poposki prej sot e deri të dielën do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.
Poposki, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëv të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve-kandidtae, në margjina të takimit të Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës, shefi i diplomacisë do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Stavros Dimas, si dhe me minsitrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Erato Kozako-Markulis, kryesues me Këshillin e Bashkimit Evropian gjatë periudhës qershor-dhjetor të vitit 2012. Është paraparë që Poposki të realizojë takim edhe me kolegun e tij serb, Vuk Jeremiq, si dhe me këshilltarin në Shërbimin evropian për aksion të jashtëm dhe lehtësues në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper.

Ministri Poposki, të enjten do të marrë pjesë në ceremoninë, e cila me rastin e inkuadrimit të Maqedonisë në Mekanizmin dhe instrumentin financiar për mbrojtje civile të BE-së do të organizohet nga ana e Komisionit evropian. Në ceremoni do të marrin pjesë komisarja Kristalina Georgieva, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe përgjigje ndaj krizave, si dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu. Është paraparë që minsitri Poposki dhe komisarja Georgieva të mbajnë edhe takim bilateral, ku do të bëhet fjalë për bashkëpunimin në sferat e kompetencave të saja dhe për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë në përgjithësi.

Poposki do të marrë pjesë edhe në "Forumin e Brukselit", takim vjetor në nivel të lartë të personaliteteve me ndikim nga sfera politike dhe afariste nga Evropa dhe Amerika Veriore, ku do të shqyrtohen sfidat aktuale nag të dyja anët e Atlantikut.
Shtuar më 22/03/2012, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori