Poposki: Mërgimtarët janë ambasadorë të Maqedonisë
Shefi i diplomacisë Nikolla Poposki gjatë debatit të sotëm të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme me titull "Rëndësia dhe roli i diasporës" ka thënë se diaspora dhe mërgimtarët e Maqedonisë janë imazhi dhe ambasadorë të parë të tokës jashtë vendit dhe mund të ndihmojnë shumë për imazhin që e ndërtojmë për ne.

"Qëllimi është ta bëjmë Maqedoninë vend më të mirë për jetesë, ndërsa në këtë me siguri mund të kontribuojnë edhe ata të cilët jetojnë në Maqedoni, ndërsa kanë lidhje me ne, para së gjithash, përmes afirmimit të vendit qoftë për tërheqjen e turistëve ose si destinacion i mirë për biznes. Nëse bëjmë mjaftueshëm në këtë kontekst është pyetje legjitime, por edhe sado që të bëjmë mund të bëjmë edhe më tepër", tha Poposki.

Ndërkohë që Maqedonia zotëron diasporë më të madhe që për momentin vlerësohet se e përbëjnë 470.000 njerëz, të cilët munden në mënyra të ndryshme të ndihmojnë vendin si me tërheqjen e turistëve, ashtu edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori