Poposki lobon në Pragë për integrim
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki, sot qëndron në Pragë, ku me ftesë të homologut çek do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve nga Grupi i Vishegradit.

Takimet në Pragë, siç informojnë nga MPJ e Maqedonisë, do të shfrytëzohen për riafirmimin e nevojës për fillim sa më të shpejtë të negociatave për inkuadrim të Maqedonisë në BE.

Në Pragë pritet të këmbehen mendime për avancimin procesit eurointegrues të vendeve-kandidate dhe kandidatëve potencial nga Ballkani, pas dokumentit të kumtuar kohë më parë të Komisionit Evropian

Shfrytëzimi i përvojave të vendeve nga Grupi i Vishegradit në kontekst të eurointegrimit dhe bashkëpunimit rajonal është gjithashtu me rëndësi të veçantë, theksojnë nga MPJ-ja.
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori