Gjatë vizitës së tij në Berlin, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla
Poposki ka pranuar lëvdata por edhe kritika.
Mbështetja mbetet për anëtarësim në BE, kurse kritikat për vendosjen e përmendoreve të ndryshme në qendër të
Shkupit.
Siç transmeton DW, partia e demokristianëve ka pasur vërejtjet e saj ndaj
Shkupit zyrtar për
provokimet e
vazhdueshme që i bën me përmendoren e Aleksandrit të Madh si dhe godinave dhe përmendoreve të cilat janë të ndërtuara në stilin antik dhe që konsiderohen si provokim direkt ndaj Greqisë./albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013,
ora 12:23