Poposki-Ki Moon: OKB të respektojë vendimin e GJND
Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski kërkoi që OKB të respektoj vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) lidhur me kontestin e emrit.

Ai këtë e ka shprehur në takimin e zhvilluar dje në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

“Kërkova që të rritet kredibiliteti i GJND-së si organ i OKB-së dhe të respektohet vendimi i kësaj gjykate lidhur me kontestin e emrit me Greqinë. Maqedonia është e përkushtuar në respektimin e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Përkohshme midis Athinës dhe Shkupit dhe nga vendimi i GJND dhe se këtë e presim edhe nga Greqia”, theksoi ministri Popovski.

Para takimit me shefin e OKB-së, ministri Popovski ka zhvilluar një takim pune edhe me ndërmjetësinë për kontestin e emrit, Metju Nimic.

Disa muaj më parë GJND vendosi në favor të Shkupit duke fajësuar palën greke për shkeljen dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 midis dy vendeve lidhur me mospengimin e anëtarësimit të Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

Por, GJND theksoi se Athina zyrtare kishte shkelur marrëveshjen pasi që bllokoi ftesën për anëtarësim për Maqedoninë në Samitin e vitit 2008 të Aleancës në Bukuresht.

Qeveria e Maqedonisë ka theksuar se vendimi i GJND-së ka bazë solide që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç raportojnë burime qeveritare, takimi me sekretarin Ki Moon vlerësohet si tentimi i fundit që Maqedonia të veprojë në rrafshin diplomatic për të qenë pjesë e agjendës së NATO-s në Samitin e Çikagos. Ministri Popovski pritet të takohet edhe me ndërmjetësin e OKB-së për emrin, diplomatin amerikan, Metju Nimic. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori