Poposki "injoron" protestën në Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, i ka cilësuar si "të parëndësishme" protesta e djeshme të mbajtura në Tiranë kundër arrestimeve të shqiptarëve në kuadër të aksionit "Monstër" në Maqedoni, por edhe ato në Sofje, kundër vënies së luleve tek busti i Goce Dellçevit, raporton Zhurnal.

Në një takim me gazetarët, Poposki ka thënë se "rajoni ka më shumë nevojë për ngjarje që dërgojnë sinjal për bashkëpunim më të mirë mes fqinjëve", ndaj dhe "nuk do t’i komente për t’u dhënë rëndësi".

"Nuk mendoj se këto ngjarje janë të atilla të cilave do të duhet t'u japim ndonjë rëndësi të posaçme. Ajo çka për ne duhet të jetë prioritet është t'i theksojmë të gjitha sferat ku kemi bazë të shkëlqyeshme për bashkëpunim. Fakti që Bullgaria është veçmë anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe mund të na japë mbështetje në këtë drejtim dhe që me Shqipërinë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, ndërsa sinjali i fundit për këtë është marrëveshja për kalim të kufirit me letërnjoftim është sinjal i mirë për rajonin tonë se shkojmë drejt Evropës", deklaroi Poposki. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori