Poposki dhe Hovit, aksident në aeroport
Herët në mëngjes aeroplani i cili udhëtonte në relacionin Pragë-Shkup, në të cilin gjendej edhe ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki ka zbritur në mënyrë të dhunshme në aeroportin “Aleksandri i Madh”.

Pasi aeroplani i kompanisë çeke CSA Boing 737-700 mbi aeroportin e Shkupit ishte rrotulluar për 40 minuta me radhë. Kapiteni ka njoftuar se aeroplani ka një problem të vogël teknik, më saktësisht një prej krahëve të cilët shërbejnë për frenim nuk funksionon, kështu që do të duhet që udhëtarët të zbresin në mënyrë të detyrueshme.

Ekipi pastaj i ka trajnuar udhëtarët për zbritjen e detyrueshme, kështu që u rekomanduan që të hiqen të gjitha pajisjet ndihmëse të udhëtarëve, protezat, syzet, të zhvishen kamishat dhe të gjithë të ulen në pozitën e fetusit duke e mbrojtur kokën me duar.

Gjatë zbritjes është parë duke dalë tym nga gomat, kurse kapiteni e ka ndaluar aeroplanin thuajse në fund të pistës, e cila u shtua vitin e kaluar. Rreth pistës ishin renditur dhjetëra zjarrfikës dhe makina të ndihmës së shpejtë, raporton Zhurnal.

Të gjithë udhëtarët në mesin e të cilëve edhe ministri Nikolla Poposki, raportuesi për Maqedoni në Parlamentin Evropian Richard Hovit dhe dy ekipe gazetarësh kanë zbritur të sigurt në aeroportin e Shkupit.
Shtuar më 11/02/2012, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori