Poposki dekorohet me Medalje nacionale italiane
Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki në kuadër të shënimit të Ditës nacionale të Italisë, u dekorua me Medaljen e yllit të Italisë-Grand Officer (Order of the Star of Italy-Grand Officer).

Mirënjohja ndahet për kontribut të veçantë në avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Italisë, kumtoi MPJ, shkruan Telegraf.

Dekoratën në emër të presidentit të Republikës italiane Sergo Mattarella, i’a dorëzoi ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Massimino Bellelli.

Ndërkohë në fjalimin që mbajti ministri Poposki theksoi se ky akt paraqet edhe një vërtetim për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe të afërta ndërmjet dy shteteve miqësore. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori