Braktisi fëmijët e mitur në Suedi për azil, në pranga nëna 36-vjeçare

Një nënë 36-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi braktisi në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet.

36 vjeçarja, banuese në Tiranë akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet.

Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet policore në Suedi, 2 shtetaset e mitura janë kthyer në Shqipëri./albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 10:05