Polonia mbështet integrimin e Maqedonisë
Gjatë takimit të kryeministri Nikolla Gruevski me kryeministrin polak Donald Tusk, në kuadër të Forumit Ekonomik në Varshavë, është biseduar në gjërësisht edhe për çështjet lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.


Nga takimi i realizuar, përshtypja e kryeministrit maqedonas është se Polonia mbështet fuqishëm integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe se kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej, raporton Zhurnal.

" I sqarova hollësisht problemet me të cilat po përballemi me Greqinë dhe tregova se prej dhjetorit të vitit të kaluar kemi moment të ri, e ai është Aktvendimi i Hagës, i cili tregoi qartë se Greqia është fajtore në pjesën e shkeljes sl marrëveshjes së vitit 1995 dhe se po e shkelë të drejtën ndërkombëtare. Tregova se Gjykata nuk pret që Greqia ta përsëris në të ardhmen dhe se Maqedonia gjatë tërë periudhës së kaluar nuk e ka shkelur marrëveshjen dhe ka biseduar me vullnet të mirë për t'u gjetur zgjidhja", theksoi Gruevski.

" Nëse NATO-ja vazhdon ta injorojë këtë marrëveshje, pavarësisht për cilat arsye, sepse shpresojnë se do të gjendet zgjidhje e shpejtë me Greqinë apo për shkak të parimit të solidaritetit, Aleanca në sytë e opinionit të Maqedonisë dhe atij botëror do të vihet në situatë që të mos e respektojë të drejtën ndërkombëtare", deklaroi Nikola Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori