Pollogu harxhon para pa fund në dasma (VIDEO)
Pëlqej
Periudha e verës është padyshim më aktivja në të gjithë krahinën e Pollogut.

Para pa fund hidhen nga qytetarët e këtyre anëve për të organizuar dasma apo evente të tjera familjare.

Madje, tashmë po bëhet dhe "garë" se kush i organizon dasmat më mirë dhe se kush fton këngëtarë sa më të njohur nëpër ahengje familjare, njofton Koha Tv.

Situata është vërtetë "alarmante", pasi ka dasma, shpenzimet e të cilave shkojnë nga 20 mijë në 30 mijë euro.

Sociologu Hasan Jashari thotë se dasmat janë një shenjë e mirë, por se duhet patur kujdes me shpenzimet.

Aq me bujë bëhen dasmatPollog, saqë së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një video, ku shihet një këngëtare e mbuluar me para.

Derisa paratë hidhen lumë për gëzime familjare, nga ana tjetër në Pollog nuk ekziston asnjë fondacion që tiu japë para nxënësve apo studentëve të varfër të zonës. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori