Pollogu goditet nga vala e të nxehtit
Pëlqej
Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka njoftuar se rajoni i Pollogut, duke përfshirë qytetet e Ohrit, Strugës, Dibrës, Resnjës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës e Mavrovës do të përfshihen nga temperatura të larta.

Ky rajon pritet të përfshihet nga vala e të nxehtit deri në fund të javës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët nga këto rajone, si dhe qytetarët e tjerë duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullsinë për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtje nga ekspozimi në diell, evitim të qëndrimit në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë të duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori